Fuga i përgjigjet me ironi Bashës, publikon videon me gjumë

TIRANË, 23 shtator/ATSH/ Këshilltari i kryeministrit Edi Rama, Endri Fuga ka reaguar ndaj deklaratës së kreut të PD, Lulzim Basha i cili tha se qeveria nuk ka mbajtur premtimet këto 7 vite. Ai reagoi pasi kryeministri Rama prezantoi sot skemën me tri programe të reja për nxitjen e punësimit në vend.

Këshilltari i kryeministrit, Fuga ka ironizuar deklaratën e Bashës duke publikuar videon e kreut të PD që fle gjumë në zyrë në kohën që ishte kryetar i bashkisë së Tiranës.

Qeveria ka ndërmarrë 3 programe të reja për nxitjen e punësimit që u vijnë në ndihmë atyre që janë prekur nga COVID-19. Kryeministri Rama tha se gjatë karantinës, në Shqipëri humbën vendin e punës 33 mijë qytetarë dhe nga muaji qershor 20 mijë prej tyre janë ripunësuar.

Programi 12-mujor për ata që kanë qenë të punësuar, por nuk rezultojnë të tillë në regjistrat e tatimeve mbulon koston në masën 100%. Në 7 vitet e fundit rritja ekonomike është përkthyer me rritje të punësimit. Në fund të 2019-ës ishin 693 mijë të punësuar nga 450 mijë të punësuar në fund të vitit 2012.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.