Efektet e COVID-19/ Turizmi patriotik dha rezultat, performoi në 55% të kapacitetit

TIRANË, 23 shtator/ATSH/ Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj deklaroi se sektori i turizmit performoi më mirë se sa ne prisnim, duke shkuar në 55% të kapacitet të saj nga 10% që ne prisnim në fillim të sezonit .

“Ajo që në e kemi cilësuar si “turizmi patriotik” ka dhënë rezultat dhe sektori i bëri ballë goditjes nga COVID-19”, tha Denaj gjatë një interviste në medie.

Ministrja Denaj më tej theksoi se performanca e të ardhurave në këtë tetëmujor ka një ulje të totalit të të ardhurave prej 48 milionë lekë, por ndërkohë peshën më të madhe e ka TVSH nga importi sepse nuk ka funksionuar për shkak të COVID-19.

Ndërsa TVSH-ja e brendshme shënoi rënie me 3.8%.

“Ky është një tregues për këdo që lexon shifrat publike që tregon se konsumi në tremujorin e tretë nuk ka qenë në ato parashikime të zymta dhe mendojmë se recesioni do të jetë diku te 4.5”, u shpreh Denaj. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.