BRUKSEL – KE propozon rregullimin e sistemit të migracionit dhe azilit

BRUKSEL, 23 shtator /ATSH-DPA/ – Komisioni Europian propozoi sot një rishikim të shumëpritur të sistemit të migracionit dhe azilit në BE, që ka të ngjarë të nisë një debat rreth asaj që është një nga çeshtjet më të ndjeshme politike të Bllokut.

“Ne duhet t’i kthejmë ata që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë. Unë mendoj se është e nevojshme që BE-ja të rritet dhe të jetë shumë më e suksesshëm në realizimin e kthimeve”, tha eurokomisionerja për Çeshtjet e Brendshme, Ylva Johansson.

Sipas Johansson, një mënyrë për të shpejtuar kthimet do të ishte aplikimi i një procedure drejtpërsëdrejti në kufij.

Propozimi i ri përfshin një proces të detyrueshëm të shqyrtimit para hyrjes, kur një person arrin në BE dhe kërkon azil, sipas të cilit migranti i nënshtrohet një kontrolli shëndetësor dhe sigurie.

Sistemi i migracionit të BE-së është vënë nën një presion në rritje në vitet e fundit, me ngërçe që formohen në kufijtë e jashtëm./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.