Braçe: Me veprimet e presidentit të FSHF-së, Shqipërisë po i mohohet futbolli

TIRANË, 23 shtator /ATSH – I. Vata/ Zëvendëskryeministri Erion Braçe i përgjigjet presidenti të FSHF-së i cili flet për bojkot në futboll me pretendimin se taksohet shumë.

Braçe thekson se me veprimet e presidentit të FSHF, Shqipërisë po i mohohet futbolli.

“Po edhe, po pastaj? E kuptoni mendjen e këtij apo jo. Se paguhesh në sport e se je vëllai i kryeministrit duhet ta kesh tatimin zero për 10 vite. Me mendjen dhe veprimet e këtij, me gënjeshtrat e trasha të këtij, Shqipërisë po i mohohet futbolli”, shprehet ai.

Në një prononcim të tij, presidenti i FSHF, Duka ka thënë se edhe vëllai i kryeministrit taksohet shumë.

“Bojkoti është mjeti i fundit për të sensibilizuar qeverinë të mbajë premtimet për sportin”, ka thënë ai. /j.p//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.