BJELLORUSI – Tikhanovskaya: Betimi i Lukashenkos si president është një farsë

MINSK, 23 shtator /ATSH-ANSA/ – Betimi i sotëm i Lukashenkos në postin e presidentit është një farsë, pasi, në realitet, ai ka dalë në pension, deklaroi udhëheqësja e opozitës bjelloruse, Svetlana Tikhanovskaya, lidhur me ceremoninë që Aleksander Lukashenko e mbajti të fshehur.

“Kjo do të thotë që urdhërat e tij nuk janë më legjitime dhe janë të paekzekutueshme. Unë, Svetlana Tikhanovskaya, jam udhëheqësja e vetme e zgjedhur e popullit bjellorus’’, shtoi ajo.

”Detyra jonë tani është të ndërtojmë një Bjellorusi të re së bashku”, vazhdoi ajo.

”Ndërkohë, opozita po planifikon të fillojë një protestë deri në një fund të hidhur”, njoftoi anëtari i Presidiumit të Këshillit të Koordinimit të opozitës bjelloruse, Pavel Latushko.

“Ne kurrë nuk do të pranojmë mashtrime dhe do të bëjmë thirrje për zgjedhje të reja. Ne po i nxisim të gjithë të kryejnë një fushatë tërësore mosbindjeje”, theksoi Latushko.  /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.