Basha: Premtime të pambajtura, Shqipëria nuk do të ishte kjo

TIRANË, 23 shtator /ATSH – I. Vata/ Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka reaguar sot në lidhje me gjendjen ekonomike në Shqipëri.

Reagimi i Bashës erdhi pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për planin e nxitjes së punësimit në mbështetje të atyre që kanë mbetur të papunë gjatë pandemisë.

Sipas Bashës, nëse qeveria do kishte mbajtur premtimet nuk do ishim në këtë gjendje pas 7 vitesh.

“Sikur të ishin bërë realitet ato që thotë ky, Shqipëria nuk do të ishte në këtë gjendje sot. Por pas 7 vitesh premtimesh të pambajtura, a ka njeri që ia vë më veshin këtij?”, thekson ai. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.