Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” konfirmon 15 fluturime për të enjten

TIRANË, 23 shtator/ATSH/ Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” njoftoi se për ditën e enjte, 24 shtator, janë konfirmuar 15 fluturime në destinacione të ndryshme.

Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” kërkon nga pasagjerët të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjienës, ndërsa u kujton se maskat janë të detyrueshme.⠀⠀⠀

Sipas njoftimit, lejohen të udhëtojnë rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit europianë dhe qytetarët me dokumente të veçanta.

Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara për ditën e enjte janë:

Wizz Air – Tiranë – Milano dhe kthim
Alitalia – Tiranë – Romë dhe kthim
Blue Panorama – Tiranë – Ankona dhe kthim
Lufthansa – Tiranë – Frankfurt dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Bolonja dhe kthim
Blue Panorama – Tiranë – Bergamo dhe kthim
Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim
Austrian Airlines – Tiranë – Vjenë dhe kthim
Blue Panorama – Tiranë – Verona dhe kthim
Albawings – Tiranë – Piza dhe kthim
Aegean – Tiranë – Athinë dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Bolonja dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Luton dhe kthim
British Airways – Tiranë Heathrow dhe kthim
EasyJet – Tiranë – Milano dhe kthim

z.tosku//a.a//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.