TURQI – Erdogan: Parisi të mbajë qëndrim konstruktiv ndaj krizës në Mesdheun Lindor

STAMBOLL, 22 shtator /ATSH-AFP/ – Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan i tha sot homologut të tij francez, Emmanuel Macron se ai pret që Parisi të mbajë një qëndrim konstruktiv në krizën midis Ankarasë dhe Athinës në Mesdheun Lindor.

“Presidenti Erdogan tha se pret nga Franca një gjykim të shëndoshë dhe qëndrim sa më konstruktiv në këtë proces”, njoftoi presidenca turke.

Erdogan dhe Macron zhvilluan një bisedë telefonike pak pasi Turqia dhe Greqia njoftuan se ishin gati të nisnin negociatat.

Parisi ka mbështetur Athinën në këtë krizë./ /ervo/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.