UASHINGTON, 22 shtator /ATSH-AFP/ – Facebook do të marrë masa të jashtëzakonshme për të përmbajtur qarkullimin e informacioneve të caktuara në platformën e tij, nëse rezultati i zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së përfundon në dhunë ose kaos, tha një nga drejtuesit e grupit, Nick Clegg, në një intervistë me “Financial Times”.
“Facebook ka bërë plane për të menaxhuar rrjedhën e informacionit në rastin e skenarëve që fillojnë nga tensionet shoqërore deri në protestat politike”, tha zëvendëspresidenti i Facebook-ut për Çeshtjet Ndërkombëtare.
Këto përgatitje për fundin e votimit të 3 nëntorit vijnë ndërsa gjiganti i mediave sociale është nën presion për të treguar se nuk është më një mjet keqinformimi masiv si në sondazhet e vitit 2016 apo në referendumin britanik për Brexit./ /ervo/