Komisioni për Integrimin Europian miraton projektrezolutën e përparësive të integrimit

TIRANË, 22 shtator /ATSH/ Komisioni për Integrimin Europian në drejtimin e kryetares Rudina Hajdari në mbledhjen virtuale të radhës shqyrtoi dhe miratoi projektrezolutën “Për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe miratimin e planit të masave për përmbushjen e përparësive të përcaktuara nga Këshilli i Bashkimit Europian”.

Nënkryetarja e Komisionit të Integrimit Europian, Senida Mesi, gjatë relatimit të saj bëri një ekspoze të projektrezolutës, e cila përmban dhe planin e veprimit për plotësimin e 15 rekomandimeve të Këshillit Europian të datës 25 mars 2020.

Pas diskutimeve të ndryshme, anëtarët e këtij komisioni miratuan me shumicë votash projektrezolutën në fjalë.

Mbledhja e sotme e komisionit u zhvillua përmes platformës virtuale të komunikimit online.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.