FUTBOLL – Ozil kërkon ndihmë për foshnjen me sëmundje të rrallë

LONDËR, 22 shtator /ATSH-ANSA/ – Mesfushori gjerman i Arsenalit, Mesut Ozil, kërkoi ndihmë për një foshnjë që lufton me një sëmundje të rrallë neuromuskulare.

“Do të doja të përdorja Twitter për të ndihmuar Metehan. Metehan është diagnostikuar me atrofi muskulore spinale, një çrregullim gjenetik. Me dhurimin tuaj dhe RT (retweet), ne mund ta shpëtojmë atë së bashku”, tha Ozil në një postim në faqen e medieve sociale.

Ozil, 31 vjeç, është shtetas gjerman me origjinë turke. Ai ndihmoi Gjermaninë të fitonte Kupën e Botës në Brazil- FIFA 2014.

”Foshnja turke, 11-muajshe, me banim në Angli, Metehan Fidan, vuan nga atrofia muskulore spinale (SMA) dhe i duhet një terapi e quajtur zolgensma për t’u rikuperuar. Terapia është e shtrenjtë, 2,1 milionë dollarë”, bëri të ditur faqja e internetit e krijuar për trajtimin e Metehan./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.