FRANCË – Financa europiane thirrje për vigjilencë përballë trazirave ekonomike

PARIS, 22 shtator /ATSH-AFP/ – Mbikëqyrësit europianë të Financave u bënë thirrje sot institucioneve financiare të Kontinentit të Vjetër që të tregohen vigjilentë, në një kontekst trazirash sociale dhe sfidash ekonomike të papara, që mund të dobësojnë përfitimet dhe “jastëkun” e tyre të likuiditetit.

“Epidemia e COVID-19 ka shkaktuar përçarje të jashtëzakonshme sociale dhe sfida të pashembullta ekonomike, me pasoja të pashmangshme për sektorin financiar të Bashkimit Europian”, paralajmëruan në një raport të përbashkët Autoriteti Bankar Europian (EBA), Autoriteti i Tregjeve Financiare (ESMA) dhe Autoriteti i Sigurimeve (EIOPA).

“Më saktësisht, pandemia po krijon rreziqe likuiditeti në segmente të industrisë së fondit të investimeve”, shtuan tre autoritetet.

Në këtë kontekst, ata u bënë thirrje institucioneve financiare të jenë të gatshëm për korrigjime të mundshme të mëtejshme të tregut dhe përkeqësimit të likuiditetit të përgjithshëm financiar./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.