FOTO/ Arben Kingji merr gradën gjeneral brigade

TIRANË, 22 shtator /ATSH – I. Vata/ Arben Kingji, një nga ushtarakët më të spikatur të Forcave të Armatosura, mori sot gradën “gjeneral brigade”.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka e cila ka vlerësuar punën e shkëlqyer dhe kontributin që ka dhënë Arben Kingji dhe jashtë vendit.

“Gjeneral brigade Arben Kingji ka bërë një punë të shkëlqyer kudo ku ka shërbyer si komandant në batalionin Komando, Forcat Speciale, në Policinë Ushtarake, atashe ushtarak jashtë vendit e së fundmi komandant i Batalionit të Mbështetjes së Shtabit të Përgjithshëm të FA”, tha Xhaçka.

Gjithashtu Xhaçka theksoi se meritokracia dhe profesionalizmi do jenë guri i themelit për një FA profesioniste.

“Meritokracia, bazuar në profesionalizmin, pasionin e përkushtimin do të vijojë të jetë guri i themelit për një FA profesioniste e të mirëorganizuar”, tha Xhaçka. /a.a//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.