BRITANI E MADHE – Deputetët mbështesin projektligjin e ndryshuar postBrexit të Johnson

LONDËR, 22 shtator /ATSH-DPA/ – Projektligji i kryeministrit Boris Johnson për të mbivendosur një dispozitë kryesore në marrëveshjen e tërheqjes së Britanisë nga BE-ja hoqi një pengesë sot, pasi deputetët miratuan kalimin e saj në fazën tjetër, me gjithë kundërshtimin e fortë nga Brukseli.

“Deputetët mbështetën projektligjin e Tregut të Brendshëm të BM-së duke paraqitur një amendament, që i kërkon parlamentit të miratojë mbizotërimin e marrëveshjes”, thanë burimet.

Deputetët e miratuan ndryshimin pa një votim zyrtar.

Qeveria njoftoi se do të nisë të mërkurën fazën e raportit, duke lejuar një shqyrtim më të detajuar nga deputetët./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.