SOFT NEWS – Ky qytet ka burrat më jetëgjatë në Europë

BRUKSEL, 21 shtator /ATSH-ANSA/ – Burrat me jetëgjatësinë mesatare më të madhe në Europë jetojnë në qytetin italian të Trentos, sipas Eurostat.

Jetëgjatësia mesatare e meshkujve në këtë qytet është 82,7 vjeç.

Në vijim vjen rajoni i Madridit, në Spanjë (82,5 vjeç), më pas provinca autonome e Bolzanos (82,3 vjeç), Umbria (82,2 vjeç) dhe Marche (82,2 vjeç).

Sa i përket jetëgjatësisë së grave, statistikat e Eurostat tregojnë se zonjat më jetëgjata jetojnë në zonat e Spanjës dhe Francës.

Në vendin e parë është rajoni i Madridit (88,1 vjeç), i ndjekur nga komuniteti i Navarras në Francë (87,3 vjeç), më pas Korsika (87,2 vjeç) dhe Castilla y Leon në Spanjë (87,1 vjeç)./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.