SHBA – Pompeo: Sanksione të reja ndaj Ministrisë iraniane të Mbrojtjes

UASHINGTON, 21 shtator /ATSH-DPA/ – SHBA-ja do të vendosë sanksione ndaj Ministrisë iraniane të Mbrojtjes dhe njësive të tjera të lidhura me ushtrinë, që sigurojnë armë, tha sot sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.

“Nëse shkelni embargon e armëve në Iran, ju rrezikoni sanksione”, tha ai në një paralajmërim për vendet e botës.

Gjithashtu, sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin tha se sanksionet e reja do të godasin agjencinë e energjisë atomike të Iranit dhe individë të veçantë të lidhur me programin, po ashtu.

Masa vjen pasi SHBA-ja këmbënguli gjatë fundjavës që të riktheheshin sanksionet e OKB ndaj Iranit./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.