RUSI – Riabkov: Ultimatumet amerikane për armët strategjike të papranueshme

MOSKË, 21 shtator /ATSH-ANSA/ – Deklarata e përfaqësuesit special të presidencës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kontrollin dhe Armatimet, mareshalit Billingslea, sipas të cilit Uashingtoni do t’i drejtohet Moskës me disa kushte të reja për të zgjeruar masat për zvogëlimin dhe kufizimin e mëtejshëm të armëve strategjike (New Start) është një ultimatum, deklaroi zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Riabkov.

“Këto janë një lloj ultimatumi të cilat kufizojnë mundësitë për të përfunduar ndonjë marrëveshje”, theksoi Riabkov.

”Ne nuk mund t’ia lejojmë vetes për të diskutuar në këtë mënyrë”, theksoi ai për agjencinë ruse të lajmeve, TASS.  /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.