Rikonstruksioni i godinës së Arkivit Vendor të Elbasanit drejt fundit

TIRANË, 21 shtator/ATSH/ Rikonstruksioni i godinës së Arkivit Vendor të Elbasanit është drejt përfundimit.

Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja i cili ndër të tjera thotë se pas 30 vitesh lënë në harresë, bashkia Elbasan po rinovon ambientet e saj duke i kushtuar një vëmendje standardit të arkivimit dhe mirëmbajtjes të dokumentacionit në kushte dinjitoze.

Në bashkinë e Elbasanit po punohet në disa kantiere, mes tyre edhe ai i rikualifikimit të fasadave të objekteve të banimit përgjatë unazës së qytetit.

Janë 8 objekte banimi të cilët përfshihen nga ky projekt, gjithashtu edhe godina e Arkivit Qendror. Ndërtimet e vjetra me tulla silikat dhe të pa suvatuara jepnin një pamje jo të këndshme dhe në kontrast me pjesën tjetër të qytetit.

Projekti parashikon suvatimin e këtyre godinave dhe rritjen e eficencës së banesave, gjithashtu edhe lyerjen e tyre e konceptuar si një peizazh i vazhduar ku po përdoren ngjyra të natyrës. z.tosku/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.