Parashikimi i motit, 21 shtator 2020

TIRANË, 21 shtator/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e hënë parashikohet mot i kthjellët në të gjithë vendin përjashtuar vranësirat kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet malore në lindje.

Era do të jetë me drejtim juglindje – jugperëndim e lehtë dhe mesatare në bregdet me shpejtësi 1-10m/s duke u pasuar nga valëzim i forcës 0-1 ballë.

Temperaturat parashikohen: 

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 19/31 Diell
Kukës 15/28 Diell re
Lezhë 19/31 Diell
Dibër 13/28 Diell re
Durrës 19/28 Diell
Tiranë 19/30 Diell
Elbasan 18/31 Diell
Berat 15/32 Diell
Vlorë 18/27 Diell
Korçë 12/24 Diell re
Gjirokastër 13/33 Diell
Sarandë 15/28 Diell

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.