LONDËR – BM ngre nivelin e gatishmërisë për COVID-19

LONDËR, 21 shtator /ATSH-AFP/ – Britania e Madhe ngriti sot nivelin e gatishmërisë për shkak të evolucionit të epidemisë së koronavirusit të ri.

“Virusi po përhapet. Kemi mbërritur në një pikë problematike”, paralajmëroi para Parlamentit ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock.

“Ne të gjithë duhet të luajmë rolin tonë për të ndaluar përhapjen”, shtoi ai.

Në prag të një takimi të qeverisë britanike për Krizën e COVID-19, në fund të të cilit kryeministri Boris Johnson do të flasë në Parlament, krerët e shërbimeve mjekësore të katër provincave britanike ngritën nivelin e gatishmërisë në 4, krahasuar me 3 që ishte nga qershori.

Kjo korrespondon me një nivel transmetimi “të lartë ose në rritje eksponenciale”./ /ervo/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.