Tavo: U rrit numri i azilkërkuesve

TIRANË, 21 shtator /ATSH/ Ish-deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo shprehet se ka rritje të numrit të azilkërkuesve shqiptarë në Francë. Ai i referohet një raporti të publikuar nga media franceze “Marianne”, duke theksuar se deri në 2015-ën kërkesat për azil ishin poshtë  3 mijë.

“Deri në vitin 2015 kërkesat për azil qëndruan poshtë tavanit të 3000, pastaj u rritën me 5172, në 2016, 8351 në 2017 duke e vendosur Shqipërinë në krye të shteteve azilkërkuese”, shprehet Tavo.

Sipas tij, krimi dhe korrupsioni po largojnë shqiptarët. “Vendi kërkon stabilitet, zhvillim dhe shtet të së drejtës. Kjo nis me 26 prill 2021. Ky nuk është vetëm parashikim apo dëshirë, ky është fakt”, deklaron ish-deputeti Tavo.

 

 

 

 

 

 

 

/z.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.