FUTBOLL – Pirlo ”korr” fitoren e parë si trajner i Juventusit

TORINO, 21 shtator /ATSH-MIA/ – Andrea Pirlo ka shënuar suksesin e parë si trajner i  Juventusit, pasi mbrëmë “Zonja e Vjetër” mundi Sampdorinë në kuadër të javës së parë në Serie A.

Golat i shënuan mesfushori Dejan Kulushevski, mbrojtësi Leonardo Bonuçi dhe sulmuesi Kristiano Ronaldo.

Ronaldo vazhdon të shënojë gola për të 19-in sezon radhazi.

Paraprakisht, Ronaldo ka shënuar gola si lojtar i Sportingut, Mançester Junajtedit dhe Real Madridit. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.