FRANCË – Mbi 10 500 raste pozitive me COVID-19 në 24 orë

PARIS, 21 shtator /ATSH-AFP/ – Franca regjistroi më shumë se 10 500 raste pozitive me COVID-19 në 24 orë, më pak se një ditë më parë, por përqindja e pozitivitetit është rritur për të dytën ditë radhazi, sipas të dhënave të publikuara nga Shëndeti Publik francez. 

Numri ekzakt i rasteve me COVID-19 është 10 569.

Shifrat e së dielës janë përgjithësisht më poshtë nga ditët e mëparshme, për shkak të mbylljes së laboratorëve të testimit.

Shkalla e pozitivitetit (përqindja e numrit të njerëzve pozitivë krahasuar me numrin e përgjithshëm të njerëzve të testuar) u rrit në 5,7% nga 5,6% një ditë më parë.

“Për më tepër, 3,894 pacientë me COVID-19 janë shtruar në spital gjatë shtatë ditëve të fundit, 41 më shumë sesa shifrat e njoftuara një ditë më parë, duke përfshirë 593 në kujdesin intensiv”, tha shërbimi shëndetësor publik.

Që nga fillimi i epidemisë, janë regjistruar të paktën 31,585 të vdekur nga COVID-19./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.