FRANCË – Kufizimet e reja antiCOVID-19 rrëzojnë tregjet europiane të aksioneve

PARIS, 21 shtator /ATSH-AFP/ – Tregjet europiane të aksioneve iu rikthyen sot periudhës së tyre të errët të pranverës, të tronditura nga ringjallja e pandemisë së COVID-19 në të gjithë Europën dhe pasojat e mundshme ekonomike të kufizimeve të lëvizjes.

Në Paris, indeksi CAC 40 ra me -3,74%, seanca e tij më e keqe që prej 11 qershorit.

Në Frankfurt, Dax ra me -4,37% dhe në Londër, FTSE 100 me -3,38%.

“Problemet shëndetësore po lëkundin gjendjen e mjedisit”, tha David Madden, analist për Tregun në “CMC Markets UK”.

Në mes të seancës, tre indekset kryesore të Nju Jorkut humbën midis -1,2 dhe -2,7%.

Pas disa muajsh optimizmi relativ, në sfondin e heqjes së kufizimeve dhe rimëkëmbjes ekonomike, qendrat financiare në të gjithë botën po përpiqen të gjejnë energjinë për të vazhduar përpara./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.