FOTO/ Shpërndahen 140 leje legalizimi dhe 260 certifikata pronësie të tokave bujqësore në Urën Vajgurore

TIRANË, 21 shtator /ATSH/ Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës Shqiptare Artan Lame ka dorëzuar sot lejet e fundit të legalizimit në Urën Vajgurore.
Lame, i shoqëruar nga Ministri i Turizmin dhe Mjedisit Blendi Klosi, deputetë të qarkut, përfaqësues të pushtetit vendor kanë shpërndarë 140 leje legalizimi dhe 260 certifikata pronësie të përfituara nga ligji 7501 .
Drejtori i ASHK-së, Artan Lame, ka theksuar në fjalën e tij se,është mbyllur tashmë procesi i legalizimeve në qytetin Urë-Vajgurore dhe fshatrat Pashalli, Guri i Bardhë, Cukalat, Samaticë, Pobrat etj, pjesë e zonave kadastrale të kësaj bashkie. Lame ka deklaruar se, pas përfundimit të këtij procesi të rëndësishëm do të fillojë procesi i verifikimit të tokës bujqësore.
“Kadastrat do të fillojnë një proces të rëndësishëm, atë të regjistrimit të tokës bujqësore në çdo fshat dhe kjo është edhe sfida më e madhe e Kadastrës. Njerëzit kanë nga 30-vjet që presin certifikimin e tokës, një proces që filloi me ligjin 7501 dhe do të përmbyllet sot”, -tha Lame.
Edhe ministri Blendi Klosi, ka uruar të përfituesit e certifikatave të pronësisë që i hapin rrugën investimit në turizëm.
Kryebashkiakja e bashkisë Dimal, Juljana Memaj u ka kërkuar të gjithë banorëve të fillojnë aplikimet për certifikimin e tokës deri në përfundimin e afateve të përcaktuara. /a.a/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.