FOTO/ Margariti: Edukim i fëmijëve dhe njohje me trashëgiminë kulturore

TIRANË, 21 shtator /ATSH/ “Më shumë hapësira të dedikuara për fëmijët, por edhe më shumë edukim dhe njohje me trashëgiminë kulturore”.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e pranishme në aktivitetin “Dizajni dhe Trashëgimia fuqizojnë Komunitetin” të organizuar nga CHWB, mbështetur nga Ambasada holandeze, bashkia e Tiranës dhe Ministria e Kulturës, ministrja Margariti theksoi se, “prania e aq shumë fëmijëve që luanin mes strukturash kartoni, që në të vërtetë simbolizonin një copëz nga qyteti i tyre, na bën edhe më tepër të përgjegjshëm, që qytetin ta vëmë në shërbim të tyre”, u shpreh Margariti.

“Më shumë hapësira të dedikuara për ta, por edhe më shumë edukim dhe njohje me trashëgiminë kulturore”, theksoi ajo.

“Pranëvënia e aktivitetit “Dizajni dhe Trashëgimia fuqizojnë Komunitetin” pranë Mozaikut të Tiranës e bënte edhe më domethënës këtë aktivitet. Një gjetje e goditur nga organizatorët CHWB, mbështetur nga Ambasada holandeze e Bashkia e Tiranës e me shumë dëshirë edhe nga Ministria e Kulturës. Le të jetë kjo ndalesa e parë drejt qytetesh të tjera”, u shpreh ministrja Margariti.

/gj.mima/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.