FOKUS – Një hetim ndërkombëtar zbulon pastrimin e shumave të mëdha nga bankat e njohura

UASHINGTON, 21 shtator /ATSH-AFP/ – Shuma astronomike të parave të pista kanë kaluar përgjatë shumë viteve nëpër institucionet më të mëdha bankare, zbulon një hetim ndërkombëtar i Konsorciumit Ndërkombëtar të Gazetarëve Investigativë (ICIJ), që denoncon mangësitë në rregullimin e sektorit.

“Përfitimet e luftës së përgjakshme kundër drogës, pasuritë e përvetësuara të vendeve në zhvillim dhe ekonomitë e fituara me vështirësi të vjedhura si pjesë e një skeme të Ponzi-t të gjitha kanë mundur të hyjnë dhe të dalin nga këto institucione financiare, pavarësisht paralajmërimeve nga vetë punonjësit e tyre të bankave”, detajon investigimi, i kryer nga 108 media ndërkombëtare, nga 88 vende.

Hetimi është i bazuar në mijëra raporte të aktiviteteve të dyshuara adresuar shërbimeve të policisë financiare të Thesarit amerikan “FinCen”, nga bankat në mbarë botën.

“Këto dokumente, të përpiluara nga bankat, të ndara me qeveritë, por të mbajtura larg syrit të publikut, ekspozojnë humnerën e garancive bankare dhe lehtësinë me të cilën kriminelët i kanë shfrytëzuar ato”, thekson media amerikane “Buzzfeed News”, në hetimin e saj.

Dokumentet kanë të bëjnë me 2 000 miliardë dollarë transaksione, që kanë qarkulluar në vitet 1999 dhe 2017.

Investigimi përqendrohet kryesisht në pesë banka të mëdha si  “JPMorgan Chase”, “HSBC”, “Standard Chartered”, “Deutsche Bank”, dhe “Bank of New York Mellon”, të akuzuara për vazhdimin e tranzitimit të kapitaleve të kriminelëve të dyshuar, edhe pasi kishin apo janë ndjekur penalisht ose dënuar për sjellje të pahijshme financiare.

Përsa i përket kërkimeve “Buzzfeed News” konfirmon se rrjetetpërmes të cilave paratë e pista tranzitojnë në botë janë kthyer në arterie jetësore për ekonominë botërore.

Në një komunikatë “Deutsche Bank” siguroi se zbulimet e Konsorciumit ishin në të vërtetë informacione “të njohura” nga rregullatorët e saj dhe thekson se i ka kushtuar burime të konsiderueshme për forcimin e kontrolleve të saj dhe se është jashtëzakonisht e kujdesshme për t’u pajtuar me përgjegjësitë dhe detyrimet e saj./ /ec/

Investigimi e vë theksin në pafuqinë e autoriteteve amerikane në rregullimin e këtyre transaksioneve./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.