AUSTRALI – Viktoria regjistron numrin më të ulët të infeksioneve të valës së dytë

VIKTORIA, 21 shtator /ATSH-ANSA/ – Shteti australian i Viktorias, pas shpërthimit të valës së dytë të koronavirusit në vend, ka regjistruar numrin më të ulët të rasteve ditore në tre muajt e fundit.

Kryeministri Daniel Andrews në një deklaratë për shtyp ka theksuar se ”nuk është ende koha për të hequr kufizimet.

Masat kufizuese në këtë shtet u vendosën në muajin gusht kur infeksionet ditore kaluan numrin 700.

Vetëm 11 raste të reja të Covid-19 u regjistruan në 24 orët e fundit në shtetin e dytë më të populluar të Australisë ku jetojnë një e katërta e 25 milionë banorëve të vendit.  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.