100 aplikantë testohen për menaxherë të energjisë/ Ja kush e ka detyrim punësimin e tyre

 

https://www.facebook.com/eficenca.gov.al/videos/2053396804792364/?t=0

TIRANË, 21 shtator/ATSH/ Pas testimit të audituesve të energjisë, 100 aplikantë iu nënshtruan sot testimit për Menaxherë të Energjisë të zhvilluar nga Agjencia për Eficiencën e Energjisë.

“Hodhëm një tjetër hap të rëndësishëm në misionin tonë për t’i dhënë efiçencës së energjisë rolin që i takon”, deklaroi sot drejtori i Agjencisë për Eficiencën e Energjisë, Evis Berberi.

Sipas tij, shumë shpejt, pas audituesve të energjisë, do të jenë gati për të nisur nga puna në terren edhe menaxherët e energjisë, një profil i rëndësishëm dhe i munguar në Shqipëri.

Berberi bëri të ditur se detyrimin për të punësuar një menaxher energjie e kanë të gjithë konsumatorët që konsumojnë mbi 3 milionë për kilovat/orë si dhe të gjitha bashkitë në vend./a.gjonaj/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.