Punë intensive për rindërtimin e mbi 500 banesave individuale në Shijak

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/3354967997916544

TIRANË, 20 shtator /ATSH – I. Vata/- Në Bashkinë Shijak vijon puna për ndërtimin e 508 banesave individuale të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, 110 prej të cilave në njësinë administrative Gjepalë.

Ndërkaq, paralelisht, vijon puna për rindërtimin nga themelet të lagjes Lugina, ku 400 familje do të kenë jo vetëm apartamente më të sigurta e më të forta, por një hapësirë urbane të rikonceptuar me të gjitha shërbimet.

Një qytetarët që është dëmtuar shtëpia nga tërmeti shprehet shumë e kënaqur që po i ndërtohet shtëpia.

Kryetari i bashkisë Shijak, Elton Arbana ka inspektuar nga afër ndërtimin e shtëpive në Njësinë Administrative Gjepalë.

“Këtu jemi në Njësinë Administrative Gjepalë, jemi në familjen e Ali Meçes i cili përbëhet nga 5 anëtarë dhe është përfitues i një banese individuale 3 plus 1 ose 105 m2. Ndërtesa është në fazën e muraturës dhe brenda tetori, siç është premtuar do jetë e gatshëm për të strehuar familjen”, tha ai.

Specialisti i ndërtimit tha se në ndërtesë është bërë edhe brezi antisizmik dhe është marrë tulla termike. Edhe dritaret do jenë termike, dopjo xham dhe do jetë një ndërtesë shumë efiçente nga ana energjisë.

Po ashtu, Kryebashkiaku Arbana ka vizituar nga afër një tjetër familje së cilës po i rindërtohet shtëpia.

“Këtu ndodhemi në shtëpinë e Osman Rusit një familje e përbërë nga 4 anëtarë. Ka një muaj që ka nisur shtëpia dhe është në fazën e suvatimit dhe mendojmë se në javën e parë të tetorit do të hyjnë në shtëpi të re”, tha ai.

Arbana tha se sipas sistemit të pikëzimit kush ka pensionit dhe ka nevojë, kanë filluar shtëpitë më përpara, por brenda viti 2020 do mbarojnë të gjitha shtëpitë individuale.

Një tjetër shtëpi që po ndërtohet është edhe e Ali Laçit, një familje e përbërë nga 6 persona që përfiton 105 m2 shtëpi.

Gjithashtu,  Arbana ka ndaluar në familjen e Shyqyri Çallikut. “Familja është nga katër persona dhe përfiton 2 plus 1. Jemi në fazën e karabinasë dhe sipas sistemit të pikëzimit edhe këtu është një nga familjet që do hyjë në shtëpi në muajin tetor”, tha ai.

Kryetari i bashkisë Shijak, u ndal edhe në lagjen Lugina.

Ai tha se kjo është një nga lagjet e Shijakut. Këtu kanë qenë 18 pallate të cilat janë demoluar dhe është bërë largimi i mbetjeve. “Siç edhe shihet ka nisur puna për ndërtimin e pallateve e cila fillon me fazën e parë të infrastrukturës së brendshme për t’i hapur rrugë themeleve të pallateve”.

“Në këtë lagje kanë qenë 400 familje që kanë pas banuar dhe trajtohen me bonusin e qirasë dhe do ta vazhdojnë ta marrin deri kur të hyjnë në shtëpi. Kjo do të bëhet një lagje model. Në këtë lagje do të jenë 25 mijë metra katër ndërtim ku 30% e ndërtimit do të jetë e dizenjuar ku do të ketë parkime, kënde lojërash për fëmijë ku do ti shërbejnë komunitetit”, tha ai.

Arbana tha se “në bashkinë e Shijak, krah pallateve që kanë dalë nga Instituti i Ndërtimit për t’u demulur kemi dhe 18 pallate të tjera DS3 që i nënshtrohet rikonstruksionit dhe 9 pallate DS3 dhe DS2. Bashkia e Shijak është përfituese i 6.5 miliard lekë grante përsa i përket rikonstruksioni dhe 27 pallate të cilët jemi përfitues të këtyre granteve me një vendim të Këshillit Bashkiak ne kemi bërë të mundur që fondet të menaxhohen në mënyrë kolektive”.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.