Në linjën ajrore Kosovë-Serbi, do të udhëtohet me pasaporta të Kosovës

PRISHTINË, 20 shtator/ATSH/- Qytetarët nga Kosova,  do të fluturojnë vetëm me pasaportë të Kosovës në Beograd. me linjën ajrore Kosovë-Serbi

Ministri i Infrastrukturës Arban Abrashi ka thënë për KosovaPress, se janë intensifikuar bisedimet me njërën prej kompanive ajrore më serioze “Lufthansa”, ku edhe është arritur drafti i parë për marrëveshje.

Ministri duke e quajtur këtë marrëveshje strategjike, thotë se në kudër të zotimeve që janë arritur në Shtëpinë e Bardhë për krijimin e një zone të lirë për lëvizjen e njerëzve, gjithsesi prej secilit aeroport duke përfshirë edhe atë nga Beogradi, në të ardhmen udhëtohet me pasaporta të Kosovës.

“Do të ketë edhe disa linja specifike me inertes nacional dhe kjo është në kuadër të kësaj marrëveshjeje, sepse një kompani e “Lufthansës” ka shprehur interesim që të menaxhojë këtë linjë. Prandaj, jemi duke punuar me një marrëveshje më gjithëpërfshirëse me këtë kompani, pastaj të shohim.

Gjithsesi me pasaportë. Ka iniciativë që të udhëtohet nëpër regjion vetëm me letërnjoftime ose të hiqen edhe të gjitha barrierat dhe pengesat që ekzistojnë nëpër cilindo kufij, sepse ne kemi barrierat që pengojnë lëvizjen e lirë, sidomos me Serbinë.

Prandaj, në kuadër të marrëveshjes dhe zotimeve që janë arritur në Uashington, kemi edhe zotimin për krijimin e një zone të lirë për lëvizjen e njerëzve, por gjithsesi prej secilit aeroport duke përfshirë edhe nga Beogradi në të ardhmen udhëtohet me pasaporta të Kosovës, që do të thotë se do ta njohin shtetin e Kosovës”, thotë Abrashi.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.