Kantieri i ujit në Selenicë, garanton 24 orë ujë të pijshëm e me cilësi për mbi 7 mijë banorë

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/326639741994708/

TIRANË, 20 shtator /ATSH – I. Vata/- Kryeministri Edi Rama tha sot se kantieri i ujit në Selenicë do të garantojë 24 orë ujë të pijshëm e me cilësi për 7 660 banorë të Selenicës dhe fshatrave Kotë dhe Armen.

“Janë realizuar 75% e punimeve për të përmbyllur në muajt e parë të 2021, këtë investim të rëndësishëm për banorët e këtyre zonave”, tha ai.

Ujësjellësi i Selenicës aktualisht furnizon me 2-3 orë ujë në ditë banorët e Armenit, me 4-5 orë në ditë banorët e Kotës dhe 1-2 orë në ditë për 50% të banorëve të qytetit të Selenicës.

Objekti i këtij investimi është 1 pusshpim i ri, 18.6 km rrjet i ri i brendshëm, 0.9 km linjë e re dërgimi, dhomë klorifikimi, elektropompa zhytëse, 100% instalim i ujëmatësave dhe 24 orë ujë të pijshëm me cilësi.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.