INDI – Parlamenti pezullon punimet për shkak të COVID-19

NJU DELHI, 20 shtator /ATSH-DPA/ – Seancat aktuale të parlamentit indian do të ndërpriten apo do të shkurtohen në maksimum, pasi rastet me Covid-19 vazhdojnë të rriten, duke kapërcyer shifrën 5,4 milionë.

”Të shtunën pati 92 605 raste të reja me Covid-19”, sipas Ministrisë indiane të Shëndetësisë.

India është ndër vendet më të goditura, e dyta pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës me 6,7 milionë raste.

Vendimi për të pezulluar apo shkurtuar seancat e parlamentit u mor në një takim të përfaqësuesve të qeverisë dhe partive politike.

Të paktën 25 ligjvënës u zbuluan të ishin pozitivë me koronavirus gjatë testimit të detyrueshëm.

Tre deputetë dhe dy ministra kanë dalë pozitivë gjatë javës së kaluar.

Në Indi, vendi me 1,3 miliardë banorë, 80% e të prekurve me koronavirus janë shëruar./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.