GJERMANI – Mijëra të evakuar pas gjetjes së bombave të LIIB

MUENSTER, 20 shtator /ATSH-DPA/ – Rreth 16 000 banorë u evakuuan nga shtëpitë e tyre sot, në qytetin perëndimor gjerman të Muenster, ndërsa po fillonte një operacion i asgjësimit të bombave të Luftës së Dytë Botërore.

Evakuimi do të lejojë ekzaminimin në detaje më të hollësishme të pesë bombave të pashpërthyera që nga Lufta e Dytë Botërore.

“Është një nga evakuimet më të mëdha në historinë gjermane”, tha kryetari i bashkisë, Markus Lewe.

Disa kapanone emergjente janë ngritur.

Qyteti ka instaluar gjithashtu kontejnerë transportues të mbushur me ujë në tre vende të dizajnuara për të siguruar mbrojtje nga valët e presionit në rast të shpërthimit të bombave./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.