COVID-19 – Hungaria raporton numër rekord rastesh të reja

BUDAPEST, 20 shtator /ATSH-DPA/ – Hungaria njoftoi sot 1 070 raste të reja me  koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, një rritje rekord njëditore, tha ekipi qeverisës.

”Gjashtë vetë vdiqën nga Covid-19 në 24 orët e fundit”, shtoi ai duke e çuar numrin e të vdekurve në Hungari në 683.

Infeksionet janë rritur ndjeshëm që nga fundi i gushtit dhe ekspertët ia atribuojnë këtë sjelljes liberale ndaj rregullave gjatë muajve të verës, kur kishte më pak infeksione.

Të paktën 5 681 raste të reja ka pasur në Hungari gjatë shtatë ditëve të fundit./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.