ANGLI – Gjoba deri në 10 000 sterlina për shkelësit e karantinës

LONDËR, 20 shtator /ATSH-DPA/ – Anglia është vendosur të zbatojë gjoba të ashpra për shkeljet e rregullave të vetizolimit gjatë pandemisë së koronavirusit.

”Ata që refuzojnë një urdhër për t’u vetizoluar mund të përballen me gjoba deri në 10 000 sterlina (12 900 dollarë)”, njoftoi Press Assocation, mes shqetësimit të thelluar për rritjen e madhe të infeksioneve të koronavirusit.

Rregullat e reja do të hyjnë në fuqi në Angli më 28 shtator, megjithëse ministrat janë në diskutim me administratat për Skocinë, Uellsin dhe Irlandën e Veriut rreth shtrirjes së tyre në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Kryeministri Boris Johnson tha se masat ishin të nevojshme për të kontrolluar përhapjen e virusit.

“Mënyra më e mirë për të luftuar këtë virus është që të gjithë të ndjekin rregullat dhe të vetizolohen”, tha Johnson.

Qeveria po konsideron gjithashtu që një rikthim të kufizuar, të vendosur para ditsa kohësh, ta shndërrrojë në një bllokim mbarëkombëtar./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.