Zonja e Parë e Turqisë libër për kuzhinën turke

ANKARA, 19 shtator /ATSH-AA/ – Bota do të ketë një referencë të ndryshme për kuzhinën shekullore turke me një libër të ri gatimi 100-vjeçar, njoftoi të premten Zonja e parë e Turqisë.

Emine Erdogan prezantoi librin e gastronomisë në Twitter pasi ishte nikoqire e një takimi me akademikë në shkencën e kuzhinës dhe shefa të kuzhinave.

Zonja Erdogan theksoi se ”botimi i librit synon të promovojë pasurinë e kuzhinës turke ndërkombëtarisht dhe do të përfshijë kodet kulturore të Turqisë me receta të shëndetshme, tradicionale dhe pa përbërës të dëmshëm”.

Libri pritet të botohet në ditët e para të vitit të ri në turqisht dhe anglisht dhe më vonë do të përkthehet edhe në gjuhë të tjera.  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.