Vizitat në 10 muze dhe parqe arkeologjike/ Bileta online me çmime simbolike për turistët deri në 30 shtator

TIRANË, 19 shtator/ATSH/ Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, njoftoi sot se oferta e blerjes së biletave me çmime të ulëta për të vizituar 10 muze e parqe arkeologjike vlen deri në 30 shtator.
“Si një mbështetje, sado e vogël financiare, por edhe si një “terapi” përtëritjeje ndaj krizës që po kalojmë, oferta e çmimeve të ulura vazhdon deri në 30 shtator”, – theksoi Margariti.
Sipas saj, kjo ofertë vlen për 10 muze e parqe arkeologjike, informacioni për të cilat është i mundshëm në 6 gjuhë të ndryshme.
“Me hapa të vegjël së bashku do t’i kthehemi normalitetit”, – tha Margariti e cila ftoi qytetarët të vizitojnë këto muze e parqe arkeologjike të vendit.

Shqipëria me bukuritë e saj natyrore, historike dhe kulturore vazhdon të mbetet atraksioni turistik i preferuar i turistëve vendas e të huaj edhe gjatë këtij viti, edhe pse në kushtet e reja të pandemisë COVID-19./k.s/j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.