SHKUP – David Geer i dërguari i ri i BE-së në MV

SHKUP, 19 shtator /ATSH-ANSA/ – Kreu i ri i përfaqësimit të Bashkimit Europian në Maqedoninë e Veriut, Davidn Geer, një diplomat me shtetësi britanike dhe belge, mori detyrën si kreu i këtij dikasteri.

“Mezi pres të njoh vendin dhe njerëzit e tij duke siguruar në të njëjtën kohë të gjithë mbështetjen për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE”, shkroi Geer në Twitter.

Geer zëvendëson në këtë detyrë sllovenin Samuel Zbogar.

Maqedonia e Veriut, së bashku me Shqipërinë, po pret me padurim datën e fillimit të negociatave të pranimit në Bashkimin Europian./ /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.