Projekti BE-së/ Mbështetje zhvillimit të reformës sektoriale 2020-2022

TIRANË, 19 shtator /ATSH/ Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Programi i Asistencës Teknike për MFP, financuar nga Bashkimi Europian, zhvilloi një seminar tre ditor për Mbështetjen Buxhetore Sektoriale të financuar nga Bashkimi Europian European Union in Albania.
Ky takim, që u mbajt nga data 16-18 shtator, në qytetin e Vlorës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të ministrive të linjës, Kryeministrisë dhe DAP-it synoi t’u vijë në ndihmë institucioneve shqiptare për një menaxhim më të mirë të reformës sektoriale nëpërmjet një planifikimi, zbatimi, monitorimi dhe raportimi më eficient.
Gjatë këtij seminari, përfaqësuesit e këtyre institucioneve patën mundësi të shkëmbejnë përvojat dhe të këshillohen për çështje të përbashkëta.
Gjithashtu, ky takim u shërbeu dhe si një mundësi për të punuar bashkërisht për identifikimin e përparësive për zhvillimin e reformës sektoriale 2020-2022.
Mbështetja e Buxhetore Sektoriale nën fondet IPA II është një mekanizëm financiar i Bashkimit Evropian që zbatohet në Shqipëri që nga viti 2014.
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.