Pogradec-Ferizaj / Bashkëpunimi mes dy qyteteve impakt në zhvillimin ekonomik dhe kulturor

TIRANË, 19 shtator /ATSH/ Kryetari i bashkisë së Pogradecit Ilir Xhakolli priti në një takim përfaqësues të institucioneve vendore të Komunës Ferizaj nga Kosova.

Në këtë takim u diskutua për një sërë bashkëpunimesh në të ardhmen dhe shkëmbimesh kulturore. Diskutimet u fokusuan jo vetëm në vizitat e përbashkëta nga krerët e institucioneve vendore, por edhe aktivitete të përbashkëta artistiko-kulturore mes tyre.

Së shpejti bashkia Pogradec do të rikthejë edhe Festivalin e Kukullave ku shumë qytete nga Kosova por jo vetëm bëheshin pjesë e tij.

Në fjalën e tij  Xhakolli tha se krahas aktiviteteve, është shumë e rëndësishme që qytetarët e Ferizajt apo gjithë Kosovës të vijnë në Pogradec në verë dhe anasjelltas, shqiptarët e Shqipërisë të jenë në Kosovë në dimër, pasi në këtë mënyrë forcohet edhe ekonomia e dy vendeve.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.