Për një Tiranë më të pastër/ Aksion vullnetar pastrimi në kryeqytet

TIRANË, 19 shtator/ATSH/ Në kuadër të ditës botërore të pastrimit, Bashkia e Tiranës që në orët e para të mëngjesit i është bashkuar aksionit vullnetar të pastrimit në të gjitha njësitë administrative të kryeqytetit.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj thotë se aksionit i janë bashkuar të gjitha njësitë, për një kryeqytet më të pastër. “Dita Botërore e Pastrimit. Të gjithë në aksion për një Tiranë më të pastër” thotë ai.

Pastrimi ka vijuar në rrugën Mihal Grameno, Ali Visha me të rinjtë e njësisë nr 2, nxënësit e gjimnazit “Ismail Qemali”, nxënësit e shkollës “Mihal Grameno”. Edhe vullnetarët e Qendrës Rinore Tiranë iu bashkuan sot nismës së pastrimit. z.tosku/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.