Pensionet e minierave, industrisë së naftës dhe metalurgjisë, ISSH publikon emrat e 155 përfituesve të rinj

TIRANË, 19 shtator/ATSH/ 155 persona për periudhën 11 – 18 shtator i shtohen listës të përfituesve për trajtimin financiar suplementar të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë, të punonjësve të industries së naftës e të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore bëri të ditur se po vazhdon puna për përmbylljen sa më të shpejtë të këtij procesi.

Pensionin për shkak të profesionit (llojit të punës) e përfitojnë ish-punonjësit,të cilët kanë kryer procese pune në miniera në nëntokë, në industrinë e naftës e të gazit. ish-punonjësit dhe në metalurgji në profesione, punë dhe ndërmarrje, sipas përcaktimeve të Këshillit të Ministrave, “Për ndarjen e punëve në kategori për efekt pensioni”.

Deri tani janë depozituar mbi 22 mijë kërkesa për përfitim nga ky ligj, të cilat do të marrin përgjigje brenda një kohe të shkurtër./a.gjonaj/ j.p/

http://www.issh.gov.al/wp-content/uploads/2020/09/LISTA_11_18_SHTATOR_2020.pdf

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.