PEKIN – Kina kufizon aktivitetin e kompanive të huaja

PEKIN, 19 shtator /ATSH-ANSA/ – Qeveria kineze ka njoftuar krijimin e një mekanizmi që do ta lejojë atë të kufizojë aktivitetet e kompanive të huaja, një masë e perceptuar gjerësisht si një hakmarrje ndaj SHBA-së, pas ndalimit nga presidenti Donald Trump të aplikacioneve TikTok dhe WeChat.

Njoftimi vjen nga Departamenti kinez i Tregtisë, që nuk e përmend SHBA, dhe ka për qëllim kompanitë, aktivitetet e të cilave “minojnë sovranitetin kombëtar të Kinës dhe interesat e saj të sigurisë dhe zhvillimit”.

Njoftimi vjen pikërisht kur SHBA kanë ndaluar shkarkimin, duke filluar nga nesër, të aplikacioneve TikTok dhe WeChat në pronësi të gjigantëve kinezë ByteDance dhe Tencent./    /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.