“Muze që të mëson dhe të shqetëson”/ Grupi i miqësisë Francë-Shqipëri viziton “Shtëpinë me Gjethe”

TIRANË, 19 shtator/ATSH/ Grupi i miqësisë Francë-Shqipëri i Parlamentit Francez, me pjesëmarrjen e zëvendëspresidentit të Parlamentit Francez, Marc Le Fur, dhe i shoqëruar nga ambasadorja e Francës në Shqipëri, Christine Vassak, vizitoi Muzeun Kombëtar të Përgjimeve, “Shtëpia me Gjethe”.

Në emër të grupit, presidentja Mireille Clapot, u shpreh ndër të tjera se vizita në këtë muzeu krijoi emocione.

“Ju falënderojmë për këtë muzeografi shumë të arrirë që emocionon, që mëson dhe që shqetëson”, u shpreh Clapot.

Më herët, grupi i miqësisë Francë-Shqipëri vizitoi pikat turistike të qytetit të Sarandës. Po ashtu, ato u pritën nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. z.tosku/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.