Librari me literaturë në gjuhën shqipe në Ulqin/ Cakaj: Një tjetër punë e vyer e Shqipërisë për shqiptarët

TIRANË, 19 shtator/ATSH/ Qeveria e Shqipërisë ka vendosur t’i japë mbështetjen e nevojshme financiare Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, për të filluar punën për hapjen e librarisë me literaturë në gjuhën shqipe, në Ulqin.
Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme e cilësoi këtë një tjetër punë e vyer e Shqipërisë për shqiptarët.
“Pas kësaj, ky projekt duhet të udhëhiqet nga Këshilli e të mbështetet nga Shqipëria edhe në Tuz, Guci e Plavë. Këto projekte do të kenë rëndësi të veçantë në forcimin e trashëgimisë historike e kulturës së vyer të shqiptarëve në Mal të Zi”, – theksoi Cakaj.
Ministri Cakaj u shpreh se “do të vazhdojmë me përpjekjen e pakursyer për të qenë afër shqiptarëve në rajon”./k.s/j.p/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.