FUTBOLL – Bayern Mynih 8 gola ndaj Schalkes në hapjen e Bundesligës

MYNIH, 19 shtator /ATSH-AA/ – Tripleta e Serge Gnabry ndihmoi Bayern Mynihun në fitoren e thellë ndaj Schalke 04 me rezultatin 8:0 të premten në ndeshjen e hapjes së sezonit të Bundesligës.

Bayern Mynih mbylli pjesën e parë me tre golat e Serge Gnabry dhe Leon Goretzka në Allianz Arena.

Robert Lewandowski gjithashtu shënoi një gol nga penaLltia në minutën e 30-të.

Në pjesën e dytë golashënues ishin Serge Gnabry (2), Thomas Muller, Leroy Sane dhe Jamal Musiala, duke vulosur një fitore të thellë për Bayernin.

Ndërkohë, Musiala, 17-vjeç, u bë golashënuesi më i ri i Bayernit ndonjëherë në Bundesligë ndërsa Gnabry shënoi ‘hat-trick’-un e tij të parë në Bundesligë.

Kjo ndeshje u luajt pa praninë e tifozëve për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.