FRANCË – Le Maire rezulton pozitiv me COVID-19

PARIS, 19 shtator /ATSH- AA/ – Ministri francez i Ekonomisë, Bruno Le Maire, në një mesazh të postuar në Twitter, njoftoi se kishte rezultuar pozitiv me koronavirus.

Le Maire shton se ai “menjëherë e vendosi veten në izolim në përputhje me rregullat shëndetësore deri në shërimin e plotë të tij’’.

“Nuk kam simptoma. Unë do të qëndroj në izolim për 7 ditë. Vazhdoj të ushtroj funksionet e mia”, shtoi ministri.  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.