“Andon Zako Çajupi” me të gjitha kushtet e distancimit fizik/ Guga: Kjo shkollë do pres dhe nxënësit e “Sami Frashërit”

TIRANË, 19 shtator/ATSH-A. Fortuzi/ Ambientet e gjimnazit “Andon Zako Çajupi” janë përshtatur në mjedise që plotësojnë kushtet e distancimit fizik, higjieno-sanitare dhe janë në respektim të protokollit të sigurisë për mirëqenien dhe shëndetin e nxënësve dhe stafit pedagogjik të shkollës.

Zv/ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sportit, Nina Guga, deklaroi se, pranë këtij gjimnazi zhvillojnë mësim edhe nxënësit e shkollës “Sami Frashëri” deri në rindërtimin e saj.

“Drejtoritë e të dyja shkollave kanë marrë të gjitha masat për të zhvilluar një proces mësimor sa më të rregullt. Kreativiteti i stafit drejtues dhe mësuesve ka mundësuar që disa orë mësimore të zhvillohen në natyrë për të ruajtur në këtë mënyrë shëndetin e gjithsecilit. Ju urojmë punë të mbarë në vijim!”,- tha Guga. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.