Treguesit fiskalë/ 28.3 miliardë lekë në buxhet nga akciza, 421 milionë lekë më shumë se planifikimi

TIRANË, 18 shtator/ATSH/ Të ardhurat nga akciza gjatë periudhës janar-gusht të këtij viti llogariten 28.3 miliardë lekë.

Këto të ardhura për periudhën 8-mujore rezultojnë rreth 421 milionë lekë më të larta se sa planifikimi për periudhën.

Sipas raportit mbi treguesit fiskalë të publikuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, akciza e rimbursuar për këtë periudhë llogaritet 317 milionë lekë. Ndërsa për 8-mujorin e vitit 2019 u rimbursuan rreth 1.1 miliardë lekë.

Nga akciza për vitin 2020 programohen 45.3 miliardë lekë./a.gjonaj//a.a//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.